TIA investon 2 milionë euro, 46 mjete të reja për operimet në pistë

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet për modernizimin e operimeve në pistë, duke shtuar 46 mjete të reja me një vlerë totale prej 2 milionë eurosh.
Investimi i ri synon të rrisë kapacitetet dhe eficiencën e shërbimeve në tokë, nga ngarkimi dhe shkarkimi i bagazheve deri te përgatitja e avionëve për nisje, duke garantuar operime më të shpejta dhe të sigurta.
Sipas TIA, pajisjet e reja do të mbështesin përpunimin e një numri në rritje fluturimesh dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e përvojës së pasagjerëve.
Investimi në infrastrukturën dhe pajisjet e operimit në pistë vjen në një kohë kur Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po zgjeron vazhdimisht rrjetin e destinacioneve dhe numrin e fluturimeve.
1 nga 4/e.xh/