E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroja zbret në 91,94 lekë, niveli më i ulët historik

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Euroja ka zbritur sot në 91,94 lekë, duke shënuar për herë të parë një nivel nën 92 lekë dhe një tjetër minimum historik në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan vijoi të forcojë pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Dollari amerikan këmbehet me 79,29 lekë ose 0,20 lekë më shumë.

Paundi britanik këmbehet me 107,10 lekë, në të njëjtën nivel sa ishte edhe ditën e enjte  dhe franga zvicerane zbriti me 0,23 lekë duke u këmbyer sot me 97,34 lekë.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 79.29 +0.20
Euro EUR 91.94 -0.06
Poundi Britanik GBP 107.10 0.00
Franga Zvicerane CHF 97.34 -0.23
Jeni Japonez (100) JPY 51.42 -0.04
Dollari Australian AUD 56.84 -0.17
Dollari Kanadez CAD 57.26 0.00
Korona Suedeze SEK 8.19 -0.05
Korona Norvegjeze NOK 8.53 -0.05
Korona Daneze DKK 12.30 -0.01
SDR SDR 108.90 +0.24
Ari (OZ 1) XAU 344332.68 -2,891.40
Argjendi (OZ 1) XAG 5070.01 -189.13
Juani Kinez (onshore) CNY 11.82 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 11.82 +0.03
Lira Turke TRY 1.63 0.00

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›