TIA thirrje partive Hiqni imunitetin
Transparency International Albania u kerkoi dje forcave politike ne menyre te vecante opozites nisjen e bashkepunimit per reformen zgjedhore. Sipas saj ndermarrja e reformes duhet te kryhet jo me vone se 6 muaj perpara dates se zgjedhjeve e cila eshte caktuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi me 8 maj 2011 Shqetesues eshte fakti se kemi nje pingpong akuzash por ne kete kohe vemendja e partive politike duhet te perqendrohet tek reforma zgjedhore. Zgjedhjet e ardhshme vendore do te zhvillohen ne date 8 maj dhe praktika evropiane kerkon ndermarrjen e reformes jo me vone se 6 muaj perpara kesaj date. Partite politike duhet te mbajne parasysh se ne menyre qe keto zgjedhje te plotesojne standardet demokratike nevojitet bashkepunim mes aktoreve politike per te respektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it te bera publike me 14 shtator 2009 - tha perfaqesuesi i TIA-s Endri Shabani. Kryeministri Sali Berisha ka kohe qe i ka kerkuar opozites nisjen e bashkepunimit per reformen zgjedhore por reagimi i Partise Socialiste dhe kreut te saj Edi Rama ka qene Nuk ka reforme zgjedhore pa transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Gjithashtu TIA u kerkoi deputeteve qe te heqin dore nga imuniteti i tyre ne menyre te tille qe ti hapin rruge luftes ndaj korrupsionit. Podiumet politike kane zevendesuar punen e institucioneve te drejtesise. Nderkohe qe vleresojme se lufta me e mire ndaj korrupsionit behet jo me deklarata por me veprime konkrete. Per kete i ftojme politikanet e dy kampeve politike qe te japin shembullin e tyre te mire ne luften ndaj korrupsionit duke hequr dore nga imuniteti i tyre. Keshtu ata mund te tregojne se jane te gatshem te ndihmojne vertet organet e drejtesise ne punen e tyre dhe jo ti pengojne ato - u shpreh Shabani. Kjo thirrje e TIA-s i drejtohet kryesisht opozites pasi mazhoranca eshte plotesisht dakord per kete ceshtje madje shpeshhere ata i kane bere thirrje Partise Socialiste dhe kreut te saj Rama qe te votohet ne lidhje me heqjen e imunitetit. TIA kerkoi nga dy forcat politike ne vend nje mundesi bashkepunimi per rishikimin e sistemit aktual proporcional pasi sipas saj ai ka reduktuar ndjeshem numrin e partive parlamentare ne vend duke bere qe e gjithe skena politike te zoterohet nga dy partite kryesore dhe te mungojne zerat alternative.