Berisha dhe Haxhinasto Afrika e Jugut te njohe Kosoven
Kryeministri Sali Berisha i kerkoi dje ambasadores se Afrikes se Jugut znj. Ethel Mtintso qeveria afrikano-jugore te rishqyrtoje dosjen e Kosoves si nje sui genneris i certifikuar tashme edhe nga nje vendim i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Berisha theksoi se Republika e Kosoves eshte shnderruar tashme ne nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon dhe se njohja se me shpejt e pavaresise se saj nga vendet qe nuk e kane bere ende ate sjell nje kontribut te rendesishem ne konsolidimin e paqes stabilitetit dhe sigurise ne rajon. Nga ana e saj ambasadorja Mtintso duke e falenderuar per pritjen e ngrohte dhe miqesore i shprehu Kryeministrit Berisha pergezimet dhe urimet me te ngrohta per arritjet e jashtezakonshme te qeverise shqiptare dhe Shqiperise gjate kesaj periudhe si anetaresimi ne NATO dhe vendimi historik per heqjen e vizave si dhe per ecurine shume pozitive drejt integrimit ne BE. Ne takim u diskutua per zgjerimin e mundesive te bashkepunimit ne vecanti terheqjen e investitoreve afrikano-jugore ne Shqiperi per te investuar ne fusha si energji turizem industri minerale si dhe u rikonfirmua vendosmeria e te dy vendeve dhe qeverive per shkembimin e takimeve ne nivelet me te larta politike dhe kompletimin e te gjithe kuadrit ligjor per bashkepunimin mes dy vendeve. Edhe ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje ambasadoren e Afrikes se Jugut znj. Ethel Mtintso me rastin e paraqitjes se letrave kredenciale. Z. Haxhinasto u shpreh se pala shqiptare ka miratuar hapjen e ambasades se Republikes se Shqiperise ne Pretoria. Me tej ai theksoi rendesine e njohjes se pavaresise se Kosoves nga Afrika e Jugut nisur dhe nga opinioni i dhene nga GJND-ja dhe rezoluta e miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara si nje kontribut per paqen dhe zhvillimin e rajonit. Lidhur me ceshtjen e Kosoves ambasadorja Mtintso u shpreh se pas opinionit te GJND-se dhe rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se Afrika e Jugut eshte duke rishikuar qendrimin e saj.