SHBA Verbshou vlereson reformat ne fushen e mbrojtjes
Ne mbyllje te punimeve te ministerialit te ministrave te Mbrojtjes kreret me te larte te delegacioneve ne nje konference te perbashket per shtyp e cilesuan te suksesshem takimin e radhes te zhvilluar ne Tirane. Nje nisme qe sikunder tha edhe vete ministri yne i Mbrojtjes Imami konfirmoi parimin e dyerve te hapura per SEDM-in ne kuader te forcimit te sigurise e stabilitetit ne rajon. Per ndihmessekretarin amerikan te Mbrojtjes Aleksander Vershbou reformat e ndermarra nga qeveria ne fushen e mbrojtjes si dhe kontributi i dhene ne misionet paqeruajtese ne Afganistan flasin per nje perparim te dukshem.
Ne reformat e forcave te armatosura eshte bere perparim i mire dhe ne pjesen derrmuese te tyre qe ne fillim. shte nje proces ne vazhdim qe kerkon financime shtese. Ne shohim rezultatet e reformave qe jep Shqiperia dhe ne Afganistan - deklaroi z. Aleksander Vershbou.
Punimet e ministerialit te mbrojtjes u zhvilluan pergjate dy diteve ne Tirane. SEDM cilesohet si nje prej forumeve me te rendesishme te dialogut mes vendeve te rajonit per sigurine dhe mbrojtjen. Takimi i krereve te larte te mbrojtjes u fokusua kryesisht ne rritjen e kapaciteteve per sa u takon emergjencave civile. E ne kete kontekst u cilesua e hapur ideja per krijimin e nje task-force te perbashket ne rajon per keto sherbime.