TICA prezanton: Për ata që nuk mund të hyjnë
Instituti i Artit Bashkëkohor, TICA prezanton sonte, në orën 19.00 në Galerinë Zeta ekspozitën e quajtur “Për ata që nuk mund të hyjnë”. Marrin pjesë tre artistët e rezidencës IV të TICA, Yllka Gjollesha, Annaleen Loëes dhe Syabhit Shkreli.
Gjatë rezidencës së radhës e zhvilluar në muajt prill-maj, Gjollesha, Lowes dhe Shkreli zhvilluan kërkimin e tyre artistik duke punuar me subjekte dhe teknika të ndryshme. Annaleen Louwes paraqet sonte kërkimin që ajo ka bërë për një projekt pranë Instituti të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi” i cili do të paraqitet me një seri fotosh dhe video. Yllka Gjollesha paraqet një seri fotografish në vazhdën e hulumtimit të “Lëkurës së qytetit” ku fragmente realiteti fokusohen në objektivin e kamerës së saj. Syabhit Shkreli merr pjesë me një punë në video dhe fotografi.
Rezidenca IV e TICA u organizua në shkëmbim me FONDS BKVB, Hollandë.