Bregdetin shqiptar, si askund tjetër, por pa drita dhe pa ujë nuk jetohet
Unë me familjen time shkova në Shqipëri pas 7 vjetësh dhe fëmijët e mi shkuan për herë të parë në Shqipëri. Mezi prisnin që të vinin tre ditët e fundit, nuk i zinte gjumi që të shikonin familjen dhe Shqipërinë, por ne vajtëm për vit të ri. Me të vërtetë, Shqipëria kishte ndryshuar shumë, çdo gjë kishte ndryshuar, restorantet ishin jo të shtrenjtë. Por 2 ditë para Vitit të Ri, na u fikën dritat në Tiranë dhe ujë kishte 3 orë në ditë. Tani unë kam qejf që të shkoj prapë, tani në verë me pushime, po ku të vesh pa ujë dhe pa drita? Nuk mund ta zëvendësoj bregdetin shqiptar me asnjë shtet tjetër, por pa drita dhe pa ujë, nuk jetohet…