Jam një shqiptare që e dua gjuhën time
Unë për vete jam larguar nga Shqipëria në moshën 15-vjeçare, d.m.th kam mbaruar vetëm tetëvjeçaren në Shqipëri, megjithatë mundohem të flas me fjalorin tim jo shumë të pasur sa më mirë gjuhën amtare. Këtu nuk bëhet fjalë për fjalë profesionale të fushave të ndryshme, që vërtet nuk i gjen një simotër në shqip. Këtu bëhet fjalë për mediat dhe politikanët, që preferojnë të flasin me fjalë të huaja, që shumë mirë e kanë një fjalë në shqip. Një shembull është “startoj : filloj” fjala investigim për hetim, “staf : kolektivi” i punës. Unë jam një shqiptare, që e dua gjuhën time shqipe, ashtu siç e dua gjuhën e vendit ku jetoj prej 17 vjetësh.