TIRANA BANK, FESTOJMË ÇELJEN E DEGËS SË 51-TË
Tirana Bank njofton hapjen e një dege të re, duke e rritur në 51 numrin total të degëve në Shqipëri. Kjo degë e re është hapur në qytetin e Fierit.
Me hapjen e degës së saj të 51-të, Tirana Bank tregon edhe një herë angazhimin e saj për të përmbushur kërkesat në zhvillim të klientëve të saj dhe t’ju ofrojë çdo produkt bankar për të cilin kanë nevojë.
Kjo degë e re do të ofrojë për klientët, biznese dhe individë, të gjitha produktet bankare dhe shërbime si: Depozita, Kredi, Kurs Këmbimi, Visa Credit Card, Pagesa Ndërkombëtare, 24 orë ATM etj.
Tirana Bank, me hapjen e kësaj dege të re, mban premtimin e saj se 2010-a do të jetë një vit i zgjerimit të mëtejshëm të rrjetit të saj në vend, që përkon me objektivat e Piraeus Bank Group për rajonin e Ballkanit.
#