E Shtunë, 31 Tetor 2026

TKOB, mbrëmje gala për pavarësinë

Festimet e njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës prekin edhe Tiranën. Sot do të organizohen disa aktivitete kulturore kushtuar ngjarjes më të pritur ndër shqiptarët. Nesër në mbrëmje, organizohet "Mbrëmja Gala për Pavarësinë", koncert me krijimtari të zgjedhur nga vepra të kompozitorëve shqiptarë. Nuk do të mungojë edhe një spektakël me vepra të autorëve të huaj si mirënjohje ndaj atyre shteteve që përkrahën formimin e shtetit më të ri në botë. Do të ketë në koncert pjesë të njohura të kompozitorëve Rauf Dhomi, Çesk Zadeja, Nikolla Zoraqi, Prenk Jakova, Sharl Vuno, Xhiakomo Puçini, Leopard Bernstein etj. Në këtë mbrëmje gala për pavarësinë e Kosovës do të interpretojnë solistët Etleva Golemi, Sonila Baboçvi, Armaldo Kllogjeri, Vikena Kamenica, Erjona Gjyzeli. Ata do të shoqërohen nga orkestra dhe kori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ndërsa nuk do të mungojë edhe pjesëmarrja e solistëve të baletit si Ezdalin Gorani, Frisa Ginas. Koncerti do të vijë nën dirigjimin e Petrika Afezolli. Po në kudër të festimeve me rastin e kësaj dite të shënuar, nesër në Gjakovë do të realizohet koncerti i përbashkët "Një komb - një kulturë", me pjesëmarrjen e Ansamblit Popullor Shqipëri dhe ansamblit "Shota" në Kosovë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›