E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reamonn, rock live në Tiranë

Tiranë, 9 shkurt, NOA / Milena Selimi - Në
vazhdën e koncerteve mbështetëse të emrave dhe grupeve të njohur muzikore
evropiane, kompania celulare AMC do të sjellë këto ditë të mesit të shkurtit në
Tiranë grupin irlandez rock Reamonn, i cili do të japë një koncert në
Pallatin e Kongreseve më 13 shkurt. Reamonn është një grup i krijuar në Gjermani
nga këngëtari irlandez Raymond.

Grupi rock, i njohur në të gjithë Evropën ka
realizuar gjashtë albume, të cilat kanë rezultuar të sukseshme në shumë vende
evropiane.

Këngët hite të tyre mbahen Tonight dhe Supergirl.
Për të gjithë fansat dhe adhuruesit e muzikës rock, koncerti do të jepet live
në 13 shkurt në orën 20.00.

Biletat mund të gjenden pranë pikave të
shitjes në Pallatin e Kongreseve dhe Teatrit të Operas dhe Baletit.

m.s/n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›