E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria me javën e vetë të futbollit të rrugës

TIRANË- Në kuadrin e “Javës Europiane të Futbollit të Rrugës”, këtë vit edhe Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme. Tre janë qytetet e përzgjedhura nga Federata e Futbollit për këtë aktivitet, Elbasani, Durrësi dhe Tirana. Java e futbollit të rrugës ka si qëllim rolin edukativ te fëmijët e vegjël, por edhe te femrat.

Përgjegjësi i Ligës Amatore në Federatën Shqiptare të Futbollit, Millan Baçi, ka theksuar se kjo nismë është një traditë e hershme shqiptare dhe që synon të largojë fëmijët e të rinjtë nga veset e këqija, duke i afruar te loja më popullore e botës. Duke parë zhvillimet urbane, ku fushat e sportit janë gjithnjë e më të pakta, futbolli i rrugës është një mundësi alternativë e mirë, që mund të prodhojë shumë talente.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›