E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet Osama bin Laden

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 08:01

Pas shumë kontradiktave dhe shumë lajmeve se ai është vrarë me në fund misionin amerikan në Afganistan ka konfirmuar se ka vrarë njërin prej liderëve më të mëdhenj terrorist, Osama bin Laden. Mësohet se vrasja është bërë në bashkëpunim me Pakistanin, ka thënë presidenti amerikan Barack Obama.

Osama bin Laden – lideri më karizmatik i al Qaeda’s – është vrarë nga forcat e ushtrisë amerikane në një bujtinë që ishte rreth 100 km në veri të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad bashkë me disa anëtar të familjes së tij, ka thënë një zyrtar amerikan për CNN.

Anëtarët e shërbimit inteligjent të Pakistanit të njohur me emrin ISI, ishin duke operuar në vendin e Abbottabad gjatë këtij operacioni, tha një zyrtar tjetër i Pakistanit.

Bin Ladeni i ka rezistuar vrasjes përderisa është vrarë pasi ka shkëmbyer zjarr me forcat kundërshtare, tha një zyrtar i administratës amerikane.

Zyrtari i inteligjencës së Pakistanit tha se ata nuk dinë a ka të lënduar nga ana e tyre por vetëm e dinë se kanë vrarë trurin e terrorizimit botëror.

Burimet amerikane që përfshirë një zyrtar dhe një burim tjetër nga familja thonë se bin Laden është goditur në kokë.

Tre burra të tjerë po ashtu janë vrarë në këtë sulm, si dhe një grua e cila është përdorur si mburojë njerëzore.

Skuadra amerikane ishte në gjendje që ta krye operimin për 40 minuta. Nuk kishte lëndime nga ana amerikane, edhe pse një helikopter amerikane është rrëzuar gjatë sulmit, por për probleme mekanike. Helikopteri ishte shkatërruar dhe ishte ndalur për shkak të arsyeve të sigurisë.

Një zyrtarë i Shtëpisë së Bardhë tha për gazetarët që administrata e Obama’s nuk ka shkëmbyer informatat që kanë pasur sepse e kanë ditur që Osama gjendej diku në atë zonë, përfshirë këtu edhe Pakistanin, për arsye sigurie.

Ai ka thënë se vetëm një grup i vogël njerëzisht brenda qeverisë së SHBA’ve e kanë ditur se ku është duke u vendosur operacioni. Sipas këtyre zyrtarëve “një skuadër e vogël e SHBA’ve” ishte përfshirë në operacion; por asnjë zyrtar amerikan nuk e ka thënë këtë.

Megjithatë, burime nga ministria e mbrojtjes thonë se Ushtria amerikane ishte e involvuar në aksion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›