Presidenti Obama ne Darken Vjetore te Shoqates se Korrespondenteve

Presidenti Barak Obama shfaqi mbreme aftesite e tij per humor ne Darken Vjetore te Shoqates se Korrespondenteve.
Komentet e tij u drejtuan kryesisht ndaj miliarderit Donald Trump i cili u eshte bashkuar zerave qe e vene ne dyshim se Presidenti Obama ka lindur ne Shtetet e Bashkuara. Ne fakt zoti Trump ishte i pranishem ne darke se bashku me qindra gazetare dhe njerez te tjere te njohur te Amerikes.
Presidenti e shfrytezoi nje pjese te mire te fjalimit per te bere humor me nje numer kandidatesh te mundshem republikane per zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Edhe humoristi profesionist Seth Meyers beri shaka me miliarderin Trump i cili nuk dukej shume humor pas ketyre shakave.
Zoti Obama e mbylli fjalimin me tone serioze duke falenderuar trupat amerikane qe sherbejne jashte vendit dhe lavderoi gazetaret te cilet rrezikojne jeten e tyre per hir te idese se thjeshte sic u shpreh ai se askujt nuk duhet ti mbyllet goja dhe se te gjithe meritojne ta dine te verteten.