E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milososki takon ndërmjetësuesin Nimetz

Ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Antonio Milososki, të shtunën është takuar në New York me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, ndërsa në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i Maqedonisë në bisedimet me Greqinë rreth dallimeve për emrin, ambasadori Zoran Jolevski.
 

"Milososki në takimin e ka informuar Nimetzin për ngjarjet më të reja në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë dhe një herë e ka theksuar mbështetjen në përpjekjet e tij drejt gjetjes së një zgjidhjeje për kontestin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues", informoi Ministria e Punëve të Jashtme.
 

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë e ka theksuar gadishmërinë e palës së Maqedonisë për pjesëmarrje aktive në procesin negociues nën ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara.
 

Milososki të enjten pati takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, të cilin e njoftoi se Maqedonia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Greqinë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit dhe se i jep mbështetje të plotë procesit që zhvillohet me ndërmjetësim të OKB-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›