TURQI – Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Stambollit

ANKARA, 23 mars /ATSH-DPA/ – Një gjykatë turke ka urdhëruar që kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem İmamoğlu, një kundërshtar kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, të mbahet në paraburgim.
İmamoğlu u arrestua të mërkurën, disa ditë përpara se të kandidonte për president për partinë më të madhe opozitare të Turqisë, CHP.
Ky veprim ndezi demonstrata të natës në të gjithë vendin: deri në 300 000 njerëz u mblodhën në Stamboll vetëm të premten mbrëma, sipas të dhënave të CHP.
Kryebashkiaku popullor akuzohet për terrorizëm dhe korrupsion në dy raste të veçanta.
Urdhri i paraburgimit i lëshuar nga gjyqtari të dielën ishte në lidhje me akuzën për korrupsion. /os/