E Diel, 1 Nëntor 2026

TVSH mbi arsimin, replika Berisha-Bode

Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode, shkëmbyen dje replika në mbledhjen e radhës së qeverisë, lidhur me qëndrimin e Berishës për të hequr Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për arsimin. Teksa fliste për këtë nismë në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri theksoi se heqja e TVSH-së do të jetë një dhuratë me rastin e Vitit të Ri për studentët. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Financave, i cili në mbledhje theksoi se "kjo nuk është koha kur ne mund të bëjmë dhurata". Por Kryeministri deklaroi se kjo ishte një ndihmë për shtresat sociale dhe vazhdoi i qetë fjalën e tij. "Është kohë dhuratash edhe për ata, sepse duhet të kemi një vetëdije, baballarët e tyre paguajnë taksa dhe fëmijët i shkollojnë me paratë e tyre. Ndaj edhe kjo do të bëhet pasi një drejtësi sociale, në formën ideale nuk realizohet kurrë", deklaroi Berisha. Sipas tij, është e rëndësishme që qeveria të mendojë edhe për këto shtresa të shoqërisë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›