E Shtunë, 31 Tetor 2026

TVSH tatimorët kërkojnë përgjysmimin e pragut

Të paktën 15 mijë biznese, që aktualisht klasifiskohen si biznes i vogël, pritet të shndërrohen në subjekte të pagimit të Tatimit të vlerës së shtuar. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, tregon për TV Klan se i ka kërkuar ministrit të Financave përgjysmimin e pragut për futjen në skemën e TVSH, nga 8 milion lekë që është aktualisht në 4 milion lekë xhiro vjetore.
Sipas kryetatimorit, zgjerimi i spektrit të aplikimit të TVSH edhe mbi bizneset e vogla, vjen në kuadër të luftës ndaj evazionit fiskal.
Papajani shpjegon se bara e aplikimit të Tatimit të vlerës së shtuar bie mbi konsumatorin, ndërkohë që bizneset do të përballen vetëm me kosto administrative.
Papajani “Është tatim neutral bie mbi konsumatori, biznesi thjesht do tregohet i rregullt në marrjen dhe dhënien e faturave tatimore.”
Propozimi i tatimorëve pret miratimin e ministrit Bode, për të nisur nga aplikimi në janar të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, kreu i tatimeve thotë se janë edhe rreth 3500 biznese të tjera kryesisht agjenci turistike të cilat tashmë e kanë kaluar pragun dhe pritet t’i shtohen listës së tatimpaguesve të mëdhenj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›