TVSH zero për ilaçet, PS dorëzon në Kuvend draftin
Zero TVSH për ilaçet dhe 10% TVSH për produktet e shportës, janë ndryshimet e propozuara nga grupi parlamentar socialist për të ndryshuar projektligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”. Propozimi i ka shkuar dje Kuvendit në formën e draftligjit.
“Përshkallëzimi i TVSH-së me 0, 10 dhe 20%, teknikisht nuk duhet të sjellë probleme në zbatim, pasi vendosja e kasave fiskale duhej tashmë të kishte ulur në mënyrë të dukshme evazionin fiskal në të gjitha hallkat. Nevojat për mallrat vaj, sheqer, oriz plotësohen të gjitha nga importi dhe përgjysmimi i TVSH-së për këto mallra do të sillte një efekt në buxhetin e shtetit jo më të madh se 1.8 mld lekë. Ndërsa tatimi me 10% TVSH i grurit, miellit, bukës, qumështit dhe vezëve do të ketë një efekt jo më shumë se 1.9 mld lekë.
Efektet financiare, pasojë e kësaj nisme ligjore, mund të përballohen nga të ardhurat e siguruara nga dhënia e licencës së iI të 3G një kompanie të telefonisë mobile, por edhe nga përmirësimi i administrimit fiskal e veçanërisht uljes së evazionit fiskal”,- argumentohet në relacionin shpjegues bashkangjitur ndryshimeve në projektligj. Arsyeja e ndryshimeve të propozuara sqarohet duke vlerësuar momentet e vështira që po kalojnë shtetasit shqiptarë, si në qytet edhe në fshat, rritjen galopante të çmimeve të të gjitha mallrave ushqimore dhe industriale, pamundësinë për blerjen e ushqimeve kryesore për jetesë, si dhe uljen drastike të fuqisë blerëse, deputetët e opozitës kanë propozuar këtë projektligj, me qëllimin kryesor për të lehtësuar përballimin e jetesës së shqiptarëve, nëpërmjet lehtësimit të barrës fiskale dhe ndikimit direkt te çmimi i këtyre produkteve.
Sipas opozitës, zbatimi i këtij ligji do të sillte uljen e evazionit fiskal dhe mundësimin e luftës ndaj korrupsionit, me qëllim dhe në funksion të rritjes së konsumit dhe uljes së varfërisë në vend. Ushqimet bazë të shportës konsumatore, sot në Shqipëri zënë më shumë se gjysmën e buxhetit të çdo familjeje me të ardhura mesatare, ndërkohë që shumica dërrmuese e familjeve shqiptare në fund të muajit, nuk kursejnë dot asgjë nga të ardhurat e tyre. “Kjo periudhë vazhdon të karakterizohet nga një rritje e ngarkesës fiskale, nga një shtrenjtim i mallrave dhe shërbimeve jetike, si dhe një shpërndarje e pabarabartë e pasurisë së vendit. Barra fiskale për çdo familje shqiptare gjatë 5 viteve të fundit është rritur me 18%. Gjatë kësaj periudhe, megjithëse të ardhurat disponibël për konsum ishin rritur me 44%, vetëm disa nga zërat bazë për të përballuar jetesën e përditshme janë rritur: Energjia elektrike është rritur 62%; barnat janë rritur 43%; shërbimi shëndetësor është rritur 50%; mielli, buka, sheqeri, vaji, orizi janë rritur mesatarisht me 52%”,- argumenton relacioni bashkangjitur draftligjit. Ndryshimet e propozuara kanë të bëjnë me një shtesë pas nenit 24/1, i cili konsiston në “Furnizimi për grurin, miellin, bukën, qumështin, vezën, janë furnizime që tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatueshme në masën 10%, duke filluar nga dt.1 janar 2012”. Gjithashtu, pas nenit 24/2 propozohet të shtohet neni 24/3: “Furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, është furnizim i përjashtuar, duke filluar nga dt.1 janar 2012”. Pika 2 e nenit 30 propozohet të hiqet.
Arsyeja e ndryshimeve të propozuara sqarohet duke vlerësuar momentet e vështira që po kalojnë shtetasit shqiptarë, si në qytet edhe në fshat, rritjen galopante të çmimeve të të gjitha mallrave ushqimore dhe industriale, pamundësinë për blerjen e ushqimeve kryesore për jetesë, si dhe uljen drastike të fuqisë blerëse