E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ Shpërndarje, ja si mund të llogarisni on line energjinë që harxhoni

Të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike që furnizohen nga kompania CEZ Shpërndarje do të kenë mundësi që, përmes një llogaritësi interaktiv on line të llogarisin vetë konsumin e përafërt ditor dhe mujor të energjisë elektrike, në mënyrë që të arrijnë të ekonomizojnë konsumin e tyre në bazë të të ardhurave të tyre. Llogaritësi interaktiv tregon mesataren e konsumit ditor dhe mujor të secilës elektroshtëpiake që klientët përdorin, si edhe jep përllogaritjen totale të konsumit mujor. Ky llogaritës është pjesë e projektit të CEZ Shpërndarje për të informuar dhe ndërgjegjësuar klientët se si të llogarisin, ekonomizojnë dhe përdorin energjinë elektrike. Përmes këtij shërbimi të ofruar nga CEZ Shpërndarje, duke ditur se cilat pajisje konsumojnë më shumë energji dhe cilat më pak, klientët kanë mundësinë të ndërtojnë një plan kursimi të energjisë elektrike. Përllogaritja e konsumit mujor të energjisë elektrike, gjithashtu ndihmon në përzgjedhjen e elektroshtëpiakeve që konsumojnë më pak energji elektrike. Si pjesë të këtij projekti, CEZ Shpërndarje do të ndërmarrë një fushatë me disa komponentë në mënyrë që të arrijë të informojë dhe ndërgjegjësojë shtresa të ndryshme të shoqërisë. Veç atyre klientëve që kanë mundësi të kontrollojnë konsumin e tyre online, CEZ Shpërndarje ka menduar edhe për informimin e atyre që nuk e kanë këtë mundësi. Në këtë kuadër, kompania do të iniciojë prodhimin e programeve televizive që do të tregojnë në mënyrë të thjeshtë se si të mund të ekonomizojmë konsumin e energjisë. Gjithashtu, pjesë e këtij projekti është edhe ndihma kah spitaleve rajonale se si të mund të ekonomizojnë shpenzimet e energjisë elektrike, dhe praktikisht duke iu dhuruar atyre llamba ekonomike sidomos për pavijonet e pediatrisë. Për përcaktimin se cilat elektroshtëpiake konsumojnë më pak energji se të tjerat, Komisioni Europian për Energjinë ka krijuar një sistem klasifikimi të bazuar mbi konsumin e energjisë për secilën pajisje elektronike që përdoret në ambientet shtëpiake. Elektroshtëpiakeve më eficiente u jepet nota A++, kurse atyre më pak eficiente nota G.

Nr. Emërtimi i pajisjeve. Energjia e konsumuar në një orë (kwh)

1 Llambë e zakonshme ink 0.06

2 Llambë neon 0.04

3 Llambë ekonomike 0.01

4 Televizori 0.12

5 Frigorifer 140 Liter 0.07

6 Frigoriferi 180 Liter 0.09

7 Frigorifer 220 Liter 0.12

8 Hekur hekurosje 0.10

9 Fshesë 1.50

10 Sobë gatimi e pjekjeje 7.00

11 Makinë larëse rrobash, 5kg 1.42

12 Makinë larëse rrobash, 7 kg 1.90

13 Lavapjatë 1.50

14 Tharëse rrobash 2.50

15 Tharëse flokësh 1.80

16 Mikrovalë 0.90

17 Mikroval me gril 1.30

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›