Milani pranon ofertën e PSG për Ibrahimoviç dhe Thiago Silva
AC Milan ka pranuar ofertën e Paris Saint-Germain prej 65 milionë euro për transferimin e Ibrahimoviç dhe Thiago Silva, sipas Sky Sport Italia.
Duket se Milani ka rënë dakord për këtë ofertë të pasur nga klubi francez mbi transferimin e dy lojtarëve, e tani i ngelet vetë futbollistëve për të diskutuar mbi kushtet personale.
Klubi francez kishte bërë një ofertë prej 46 milion euro për mbrojtësin brazilian, e cila u hodh poshtë muajin e kaluar nga presidenti Silvio Berluskoni, i cili e refuzoj në minutën e fundit.
Pas një takimi me Galliani në selinë e klubit të mërkurën, agjenti i Ibrahimoviç, Mino Raiola ka fluturuar për në Suedi për të bindur sulmuesin të pranoi transferimin në Francë.
Më parë Ibrahimovic kishte shpallur hapur pakënaqësitë financiare, pas një sezoni në të cilin ekipi humbi dhe kampionatin.
(ar.ku/BalkanWeb)