Tabaku: Rama të ndjekë numërimin në KQZ nga ku do dalë fituesi
TIRANË- Kandidatja kryesuese e listës së PD për këshillin bashkiak të Tiranës Jorida Tabaku, ftoi sot kryebashkiakun Rama të ndjekë procesin e numërimit të votave në KQZ, pasi sic tha ajo votat po numërohen në mënyrë të drejtë e transparente.
“Edi Rama po tregon se nuk dëshiron që të ndjekë procesin ligjor, por në vend të saj ai ka vendosur që të organizojë grupe të vogla mbështetësish që përpiqen të shkaktojnë kaos. Edi Rama thotë manipulim... por mjafton vetëm të ulet para ekranit dhe të shohë se votat po numërohen në mënyrën më të drejtë dhe transparente si asnjëherë tjetër”, tha Tabaku.
Sipas përfaqësueses së PD-së nuk ka rëndësi fitorja që Rama deklaron, por votat që ai ka marrë.
“Pse nuk e kupton Edi Rama se fitorja nuk vjen nga tabelat paraprake, fitorja vjen nga sa vota ka marrë. Pse nuk e kupton Edi Rama se nuk ka rëndësi sa protesta ka bërë, por sa vota ka marrë. Nuk ka rëndësi sa herë ai deklaron fitoren, rëndësi ka vetëm sa vota ka marrë. Pse nuk do Edi Rama që cdo votë të numërohet”, përfundoi Tabaku.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tabaku: Rama të ndjekë numërimin në KQZ nga ku do dalë fituesi