E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhacka: Korca i bashkohet nesër protestave për votën

KORCË- Deputetja e PS-së Olta Xhacka deklaroi sot nga Korca se nesër edhe ky qytet do ti bashkohet protestave për të mbrojtur votën. Sipas saj nuk dihet se ku do ti cojë rebelimi këta qytetarë.

“Ne këtu në Korcë do të ndjekim shembullin e gjithë Shqipërisë për tu rebeluar kundër instalimit të këtij regjimi këtu në Shqipëri, në Shqipërinë demokratike këtu në zemër të Europës. Ne nuk kemi organizuar asnjëherë protesta të dhunshme, të dhunshme i kanë bërë ata. Nëqoftëse nuk do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe që vota e tyre të numërohet ashtu si duhet të numërohet nuk di të them se ku do shkojnë këto protesta dhe se ku do ta cojnë shqiptarët gjithë këtë rebelim, tha Xhacka.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Xhacka: Korca i bashkohet nesër protestave për votën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›