Tabaku: Rama zëvendësoi trëndafilin e PS-së me thesin e Koços
TIRANE - Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, e përfshirë në listat e PD-së si kandidate për deputete, publikoi disa të dhëna, që sipas saj, dëshmojnë përfitimet që biznesmeni Koço Kokëdhima ka përfituar gjatë kohës që Bashkia e Tiranës drejtohej nga Edi Rama.
Sipas Tabakut, “shumica e tenderave të Bashkisë së Edi Ramës, për 11 vjet me radhë kishin përfunduar në thesin e Koço Kokëdhimës”.
“Modeli Rama –Kokodhima futi në thesin e Kocos jo pak, por mbi 19 milionë dollarë! Shqiptarët mësuan se filozofia e modelit Rama–Kokëdhima është vjedhja e taksave: Rama i kishte falur Kocos, si t'i kishte paratë e tij, 1.25 milionë dollarë nga detyrimet qe i kishte bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës.”- deklaroi Tabaku në një konferencë nga selia blu.
Më pas ajo tregoi një leje ndërtimi të dhënë nga Rama, ku sipas Tabakut, “ndërtuesi Kokëdhima ka futur të gjithë unazën prej 25 metrash të gjerë, si sipërfaqe e sheshit të ndërtimit!!!”
“Por pse duhej përfshirë unaza e madhe e qytetit në shesh ndërtimi të pallatit të Kristaq Kokdhimës. Sepse vetëm në këtë mënyrë, duke shpallur edhe të gjithë gjerësinë e unazës në shesh ndërtimi Koco mund të dyfishonte sipërfaqen e ndërtimit e cila në përputhje me normat e urbanistikes pa sipërfaqen e unazës duhet të ishte dy herë më e vogël. Jo vetëm kaq, por ndërtimi i Kocos del edhe përtej kësaj sipërfaqeje dhe shtrihet në pronat e fqinjit! Si kjo leje e kundraligjshme, Koco ka marrë 4 nga Rama me 25,000 m2 ndërtime dhe betonizim të qytetit. Shqiptarët e kanë ditur, por sot e kanë edhe të dokumentuar, se modeli Rama – Kokëdhima është modeli i përfitimit të shumicës absolute të tenderave për vete, i zaptimit të hapësirave publike dhe pronës private, i vjedhjes së taksave të parashikuara për shtrimin e rrugëve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.”- deklaroi Tabaku, e cila shtoi se “e gjithë Shqipëria do t’i thotë JO modelit Rama-Kokëdhima, sepse shqiptarët e panë se simboli i Partisë Socialiste, trëndafili, është zëvendësuar nga thesi i Kocos.”
(er.nu/BalkanWeb)