E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabaku Tirana e paster nis nga secili prej nesh

Bashkia e Tiranës ka vijuar dhe sot fushatën e saj për sensibilizimin qytetar në funksion të një qyteti të pastër. Kështu, nënkryetarja, Jorida Tabaku i mëshoi me forcë faktit se “Tirana e pastër” duhet të nisë nga secili prej nesh.
Për këtë arsye, nënkryetarja Tabaku sëbashku me Shoqatën e Korpusit të Vullnetarëve apeluan sot dhe njëherë tjetër për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim të qytetarëve në funksion të realizimit të një projekti të tillë. 
“Sëbashku me firmat e pastrimit të cilat operojnë në qytetin e Tiranës, por edhe me  Ndërmarrjen e Qytetit nr.1 të Tiranës, ne kemi filluar pastrimin e të gjithë ambienteve, kemi filluar identifikimin e zonave të nxehta të ndotura, kryesisht me inerte dhe do përpiqemi maksimalisht që ne të bëjmë detyrën tonë kundrejt qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Duhet patjetër një bashkëpunim i ngushtë mes njësive bashkiake, Policisë Bashkiake por njëkohësisht edhe strukturave tona, të cilat ndodhen përditë në terren, për të identifikuar këto raste”, deklaroi ajo. 
Gjithashtu, tabaku ritheksoi dhe njëherë tjetër nismat e Bashkisë së Tiranës në këtë kuadër.
“Besoj   se ju të gjithë e keni vënë re angazhimin maksimal, që ne kemi pasur kohët e fundit, për të  pastruar territorin e Bashkisë, për të shtuar hapësirat e  gjelbra por njëkohësisht për të vazhduar edhe ndërgjegjësimin, mësimin, edukimin me të gjithë, duke filluar që nga shkollat nëntëvjeçare e të mesme por njëkohësisht edhe me iniciativa si kjo, në bashkëpunim me shoqërinë civile. “Tirana e pastër” fillon nga secili prej nesh, “Tirana e pastër” duhet të ketë patjetër angazhimin e të gjithëve, për të realizuar objektivin tonë kryesor” – vuri në dukje Tabaku. 
 Po kështu, Tabaku bëri sot të ditur, se Bashkia e Tiranës, së bashku me IFC është duke hartuar planin afatgjatë të menaxhimit të integruar të mbetjeve, si dhe ka falenderuar qytetarët, për ndërgjegjësimin për të paguar taksën e pastrimit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›