E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish shperthime ne qender te Damaskut

Kthehet sërish frika në Damask. Në të premten e lutjeve Siria është tronditur nga të paktën dy shpërthime. Shpërthimi I parë u shkaktua nga nëj autobombë, në lagjen Salieh, qendra moderne e kryeqytetit, dhe jo shumë larg ndërtesës së parlamentit. Shpërthimi I dytë ka ndodhur pranë një xhamie në zonën e Midan, në kohën kur besimtarët po dilnin. Nuk është saktësuar numri i viktimave dhe personave të plagosur që janë shoqëruar për në spital. Sipas televizionit sirian "al-Dounia", menjëherë pas shëprthimit, njerëzit i janë afruar vendngjarjes dhe policisë i është dashur të qëllojë në ajër për të larguar njerëzit. Lajmi i shpërthimeve është transmetuar dhe nga televizioni shtetëror sirian I cili e ka cilësuar si një akt terrorist. Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka shpjeguar se NATO nuk ka ndërmend të ndërhyjë në Siri, në një kohë që 30 vëzhgues të tjerë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet të shkojnë të hënën e ardhshme në vend. Bashkimi Evropian ka drejtuar akuza ndaj Damaskut, sepse nuk po respekton detyrimet e parashikuara nga plani i paqes së Kofi Annan, në mënyrë të veçantë për tërheqjen e trupave dhe të mjeteve të rënda nga qytetet në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›