E Diel, 1 Nëntor 2026

Tkurrja e buxhetit, qeveria heq kompensimin për energjinë për shtresat në nevojë

Miratohet buxheti i ri, shkurtohet me 5 miliardë lekë fondi për ndërtimin e rrugëve

Shkurtimet e buxhetit kanë prekur edhe shtresat në nevojë. Përveç uljes së shpenzimeve me 300 milionë euro, qeveria ka shkurtuar me 1 miliardë lekë edhe kompensimin për energjinë për shtresat në nevojë. Ka qenë pikërisht ky

ndryshim në buxhet që ka ndezur debatet mes deputetëve të komisionit të ekonomisë. Deputeti Erion Braçe ka reaguar kundër heqjes së kompensimit. Sipas tij, qytetarët nuk kanë marrë ende kompensimin për rritjen e energjisë dhe heqja e përkrahjes për shtresat në nevojë nuk mund të pranohet. Nga ana tjetër përfaqësuesja e Ministrisë së Financave ka argumentuar se shkurtimi është bërë pasi shuma ishte parashikuar më e madhe se limitet në vlerën 350 milionë lekë. Ndërkohë deputetja Mimi Kodheli i ka kërkuar kryetarit të komisionit një kalendar për të gjitha zhvillimet dhe më pas të diskutohen e të votohen ndryshimet.


Pozita pro buxhetit
Qeveria pohon se shkurtimi i shpenzimeve për investime vjen edhe për arsye të mosrealizimit, pasi fondet e vëna në dispozicion nuk do të mund të përdoren brenda vitit. Në këtë mënyrë pranohet se qeveria hartoi një buxhet të ekzagjeruar dhe jo të bazuar në shifra realiste. Duke raportuar në komisionet parlamentare, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe të Ministrisë së Punëve Publike, kanë pohuar se janë shkurtuar fondet për projekte më pak të rëndësishme, por ulje me afro 5 miliardë lekë ka pasur edhe fondi për rrugët. Lidhur me mospagimin e disa kompanive që punojnë me tenderët publikë, Ministria e Financave ka argumentuar se janë bizneset ato që avancojnë në punime përtej fondit të përcaktuar gjatë një viti. Ndryshimet në buxhet po diskutohen në komisionet parlamentare, ku pothuajse në secilin prej tyre opozita ka kërkuar që të jepen informacione shtesë nga institucione fiskale dhe ato të pavarura për uljen e buxhetit. Deputeti Arben Malaj kërkoi që guvernatori i bankës si dhe drejtorja e INSTAT të japin shpjegime lidhur me situatën ekonomike që ato paraqesin, si dhe arsyet pse po shkurtohet buxheti.


Komisioni
Përfaqësuesit e mazhorancës u shprehën se tashmë shpjegimet për këto çështje janë ezauruar nga ministri i Financave. Deputetët vlerësuan ndryshimet e buxhetit, të cilat vijnë si rezultat i analizës së impaktit në ekonominë reale të politikave të aplikuara deri më tani në bazë të buxhetit vjetor për vitin 2010. Gjatë diskutimeve u theksua se buxheti ka marrë edhe vlerësimin maksimal të përfaqësuesve më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët kanë theksuar se ekonomia shqiptare është jo vetëm një ekonomi e konsoliduar, por gjithashtu është ekonomia që ka njohur rritjen më të lartë në rajon e më gjerë. Sipas argumentimit të deputetëve të pozitës Qeveria synon të ndihmojë ekonominë nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave më të mira ekonomike. Masat e marra për shkurtimin e shpenzimeve janë tregues të një strategjie të kujdesshme në menaxhimin e buxhetit dhe përshtatjen e tij me ekonominë reale. Deputetët vlerësuan se në një kohë kur Bashkimi Evropian përballet me borxhin e lartë, plakjen e popullsisë dhe rritjen e ngadaltë ekonomike, efektet e kësaj politike të kujdesshme do të jenë shumë pozitive në një prespektivë afatgjatë. Komisioni e miratoi në parim projektligjin Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2009 Për buxhetin e vitit 2010, ndërsa opozita u largua nga mbledhja në momentin e votimit.

Buxheti për kompensimin e pronarëve
Të ardhurat, gjithsej                                              1 700  milionë lekë;
Nga të cilat:
- të ardhura të tjera                                   1 400              milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit                300              milionë lekë;
Shpenzimet                                                         1 700              milionë lekë.

Opozita braktis votimin e buxhetit
Opozita braktisi Komisionin Parlamentar të Ekonomisë në shenjë proteste për mungesën e shpjegimeve nga ekspertët e ekonomisë rreth shkurtimeve që po i bëhet Buxhetit të shtetit. Opozita zgjodhi të largohet nga seanca në kohën që do të votohej buxheti ri.
Anëtarët socialistë të këtij komisioni kërkuan dje shpjegime për ndërhyrjet që po i bëhen buxhetit të shtetit, të propozuar nga Ministria e Financave.

Shkurtimet në buxhet
Buxheti i shtetit për vitin 2010 do të shkurtohet me 39 miliardë lekë, ndërsa investimet do të preken me 19 miliardë lekë. Ministri i Financave, Ridvan  Bode, paraqiti dy ditë më parë dryshimet në projektligjin për Buxhetin e Shtetit. Sipas tij shkurtimet në buxhet u bënë si pasojë e efekteve të krizës globale. Ministri i Financave informoi se nga këto shkurtime nuk do të prekin prioritetet e qeverisë. Sipas Ministrit Bode, shkurtimet në buxhet po bëhen për të mos rritur deficitin buxhetor dhe  borxhin publik.

Opozita: Qeveria mashtron për gjendjen e ekonomisë
Partia Socialiste ka reaguar dje në lidhje me deklaratat e qeverisë për rritjen ekonomikë. Në një prononcim për mediat Ilir Beqja ka pohuar se Berisha flet për mijëra e mijëra vende të reja pune, por papunësia është rritur zyrtarisht me 100 mijë vetë. Sipas tij Berisha thotë se është rritur 7 % kredia për ekonominë, por nuk thotë se sa është efekti i nënçmimit të lekut ndaj euros dhe dollarit, se janë rritur vetëm kreditë afatshkurtra për kapital qarkullues dhe se kreditë afatmesme e afatgjata janë pakësuar, se kreditë e këqija kanë arritur rekordin e 12 %. Sipas Bejqat Berisha përpiqet të na shesë si zhvillim të ekonomisë rritjen e të ardhurave me 4.6 %. Kjo rritje është injektuar nga rritja ligjore e akcizave, nga nënçmimi i lekut dhe nga një inflacion 6 mujor 3.9 për qind.

Ministria e Financave: Investimet janë rritur me 29 për qind
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së Financave në lidhje me gjendjen ekonomike në vend. Përmes një deklarate ministria mësohet  se eksportet janë rrit me mbi 1.7 herë krahasuar me një vit më parë. Sipas ministrisë vetëm për tellallët e Edvin Ramës mund të jetë në krizë një ekonomi ku investimet e huaja direkte rriten me 29 % në krahasim me një vit me parë. Sipas ministrisë së një ekonomi, ku si 5 mujor, numri i të punësuarve të regjistruar për pagimin e sigurimeve shoqërore është 17 mijë të punësuar më shumë, nuk është në krizë. Një ekonomi, ku të ardhurat në buxhet janë rritur jo nga zhvlerësimi i lekut, përkundrazi leku është mbivlerësuar 4%, nuk mund të jetë në krizë, sepse prodhimi vendas është më i madh në krahasim me një vit më parë dhe po shënon rritje të mëtejshme. Thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.

Komisioni i Ligjeve miraton draftin për buxhetin
Ministria e Financave ka raportuar dje edhe në komision e Ligjeve lidhur me projektligjin për buxhetin e vitit 2010. Drejtoresha e buxhetit pranë kësaj ministrie, Mimoza Dhëmbi sqaroi se ndryshimet në këtë projektligj synojnë shkurtimet e shpenzimeve qeveritare dhe administrative me qëllim mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor si dhe borxhit publik. Ekspertja e Ministrisë së Financave iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me institucionet dhe sektorët që preken nga shkurtimet operative, sa reduktohet buxheti etj.  Në përgjigje të interesit të anëtarëve të komisionit, Dhëmbi sqaroi se shkurtimi i shpenzimeve të buxhetit nuk prek funksionimin e institucioneve të pavarura. Po ashtu ajo sqaroi se për të gjitha institucionet janë bërë shpenzime të pandjeshme të shpenzimeve ndërkohë që janë hequr shpenzimet për projektet e panisura apo të paprokuruara. Në mënyrë të veçantë, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave bëri të ditur gjithashtu se nga shkurtimet e shpenzimit të buxhetit nuk është reduktuar fondi i pensioneve por është kursyer fondi për rritjen e tyre. Nga ana tjetër ajo nënvizoi se për fondin e kompensimit të ish-të përndjekurve politikë si dhe për fondin e kthimit dhe kompensimit të pronave janë bërë disa shk

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›