E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet "batalioni" me klandestine, paguan 800 euro per ne Greqi

Gjirokaster- Nje grup prej 13 klandestinesh u zbulua prane kufirit shqiptaro-grek, ne kthesen e fshatit Gline, rrethi i Gjirokastres, ndersa u arrestua i dyshuari si trafikant. Burime zyrtare thane se gjate marrjes ne pyetje te emigranteve qe tentonin Greqine, ka rezultuar se kishin paguar nga 800 euro per person per te mberritur ne destinacion. Nga ky trafik, 46 vjecari Behar Gjodeshi, nga fshati Mbrostar i Fierit, do te perfitonte shumen e 10 mije eurove nese ia arrinte te mberrinte deri ne destinacion.

Operacioni eshte zhvilluar mengjesin e dites se djeshme nga Zyra Antitrafik e policise se Gjirokastres, ne vendin e quajtur, "Kthesa e fshatit Gline". Agjentet vune re nje grup prej 14 personash, mes te cileve 46 vjecari Gjodeshi. Mesohet se 12 prej klandestineve ishin nga fshatrat e Korces, kurse nje nga Fieri. Sipas burimeve policore, grupi i klandestineve po tentonte per te kaluar kufirin ilegalisht per ne Greqi .

"Menjehere keta shtetas jane shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise dhe pas nje pune te mirefillte hetimore dhe procedurale, u be e mundur te identifikohej dhe te arrestohej ne flagrance Behar Gjodeshi", tha zedhenesi i policise, Gentian Mullai. Klandestinet i kane pohuar policise se per te hyre ilegalisht ne Greqi, do te paguanin secili nje shume prej 800 eurosh per person, qe ne total kapte shifren e rreth 10 mije eurove. Mullai tha se po hetohet nese ka pasur persona te tjere te perfshire ne trafik, kurse dosja i kaloi Prokurorise per veprime te metejshme.

Rrjeta e Gjelbert

Policia greke dhe ajo kufitare shqiptare pritet te zhvillojne operacionin e koduar "Rrjeta e Gjelbert", per te parandaluar trafikun e qenieve njerezore. Ne aksion perfshihen policite e Janines, Igumenices, Gjirokastres, Korces dhe Vlores.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›