E Diel, 1 Nëntor 2026

Rompuy: Kandidatura evropiane e Serbisë varet nga Kosova

BEOGRAD- Marrëdhëniet ndërmjet Prishtinëës dhe Beogradit do jenë pika e referimit për Bashkimin Europian sa i përket integrimit të Serbisë në BE.

Këtë deklaratë ka bërë presidenti i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy në hapjen e forumit Serbia-BE që po mbahet në Beograd.

Zyrtari i lartë i BE duke përshëndetur rezultatet e dialogut të arritura deri tani ndërmjet palëve ka nënvizuar se e ardhmja e Serbisë është BE, por pengesa kryesore është pëmbushja e kritereve të Kopenhagenit, ku elementet kryesore janë bashkëpunimi rajonal, sidomos në Ballkanin perëndimor që ishte i ngarkuar me luftëra.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›