E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Ekspertë ndërkombëtarë për vrasjen e gjyqtarit

VLORË- Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi zhvilloi sot pasdite një vizitë ngushëllimi në familjen e gjyqtarit të vrarë sot në atentat Skerdilajd Konomit. Halimi premtoi se kjo cështje do hetohet nga ekspertët më të mirë, ndërsa hodhi edhe mundësinë e pjesëmarrjes në hetime të ekspertëve ndërkombëtarë. Ministri tha më tej se krimi nuk ka qënë perfekt pasi në vendin e ngjarjes ka prova.

“Sot dora e krimit nuk ndërpreu vetëm jetën e një qytetari të devotshëm, nuk ndërpreu vetëm jetën e djalit të mrekullueshëm Skerdilajd, dora e krimit sot goditi mu në zemër shtetin e së drejtës. Ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët do të vihen sa më parë në prangat e ligjit. Ajo që është e rëndësishme është se krimi nuk është i përsosur, ka prova, ka dëshmitarë që po rrëfejnë dhe unë jam i bindur që grupi i hetimit shumë shpejtë do nxjerrë autorët para ligjit. Për cdo ndihmë që do të nevojitej nga ekspertë të huaj qeveria do bëjë c’është e mundur që ajo ekspertizë të vijë dhe të zbulojë këtë krim makabër”, tha Halimi.

Ky i fundit më herët ka zhvilluar një takim me krerët e rendit në Vlorë.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Halimi: Ekspertë ndërkombëtarë për vrasjen e gjyqtarit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›