E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tranferohet komanda e KFOR, ikën Buhler vjen Drew

PRISHTINË- Në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Kosovë u zhvillua sot ceremonia me rastin e transferimit të komandës nga komandanti i deritashëm i KFOR-it, Erhard Buhler, tek komandanti i ri, Erhard Drew.

Transferimin e komandës e bëri komandanti i Forcave të Përbashkëta me Komandë në Napoli, admirali Samuel J.Locklear, i cili përgëzoi komandantin e deritashëm Buhler për punën e bërë në Kosovë.

“Po punojmë për të krijuar kushte që do të ndihmojnë që forcat e NATO-s të mos jenë të nevojshme në Kosovë” , u shpreh admirali Locklear, duke shtuar se “NATO ndihmon dialogun midis Beogradit e Prishtinës nën mbikëqyrjen e BE-së.

Marrëveshjet e arritura kohë më parë që lidhen me çështje praktike janë hapa të rëndësishëm , por mbetet ende shumë punë që duhet kryer”, - tha admirali.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it morën pjesë thuajse të gjithë zyrtarët vendorë e ndërkombëtarë. Ishte aty presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi, dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Prishtinë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›