Taçi: "Jam gati të blej Milanin”Biznesmenin shqiptar per “Guerin Sportivo”: “Nuk besoj se Berluskoni dëshiron të privohet nga Milani, por nëse ajo do të ndodhë ne jemi shumë të interesuar të blej atë”.

Publikoje ne:
“Jam gati të marr Milanin”. Kjo është deklarata e fortë e biznesmenit shqiptar të karburanteve, Rezart Taçi, gjatë një interviste për revistën prestigjioze sportive italiane “Guerin Sportivo”, të publikuar sot në Itali.
“Nuk besoj se Berluskoni dëshiron të privohet nga Milani, por nëse ajo do të ndodhë ne jemi shumë të interesuar të blej atë”.
Në fakt, bosi i “Taçi Oil International”, pati gjatë verës një interesim të fortë për të blerë klubin italian të Serisë A, Bolonja, madje u fol edhe për shifra (24 milionë euro), por pas një bisede “tet a tet” me kryeministrin e Italisë dhe padronin e Milanit, Silvio Berlsuksoni në pallatin kryeministror “Kixhi”, Taçi u tërhoq.
Tashmë, “naftëtari” shqiptar është gati të investojë në klubin me më shumë trofe në botë.
“Nuk është aspak e vërtetë që jam qysh tani aksionist, me klubin kuqezi kam vetëm raporte sportive. Pastaj, kam edhe një miqësi të madhe me Silvio Berluskonin dhe Adriano Galianin, plus një programi të bashkëpunimit në të ardhmen në iniciativa si ‘Milan Junior Campus' dhe 'Milan Parc'. Ne jemi të interesuar për të investuar në industrinë energjetike italiane dhe të bëhemi partnerë në kompanitë më të mëdha të pranishme në vend”.
Rezart Taçi ka folur edhe për mosblerjen e Bolonjës. “Nuk mund t’i zbuloj motivet e vërteta për të cilat nuk konkluduam në blerjen e klubit”
Numri i klikimeve - 891
E Marte, 06 Tetor 2009