E Diel, 1 Nëntor 2026

Dos Santos: Do të vijë dhe goli imGolashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë nuk ka shënuar asnjë gol në gjashtë javët e para të Kategorisë Superiore

Publikoje ne:

Braziliani Marko Dos Santos, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë, kur Gramozi militonte në këtë kompeticion, po vuan mungesën e golit, pavarësisht se sulmuesi ka shërbyer disa asist për shokët e ekipit të tij.

Lideri” i treshes braziliane te skuadra e drejtuar më parë nga Ilir Qirjako e tani nga Agim Canaj, nuk ka shënuar asnjë gol në gjashtë javët e para të Kategorisë Superiore, ku Gramozi po bën edhe debutimin e tij historik.

Gjithsesi, tifozeria kolonjare është e sigurt se do të shijojë golat vendimtarë të brazilianit, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngjitjen për herë të parë të Gramozit në kompeticionin elitar. 

Gramozi në javën e shtatë do të luajë në transfertë me Apoloninë, një nga tre ekipet më të mira të këtij sezoni.


Numri i klikimeve - 892
  E Marte, 06 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›