Festivali Marie Kraja Edicioni i 10-të
Festivali Ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja” ka mbërritur në edicionin e tij të dhjetë. Në këtë jubile do të konkurojnë 20 artistë, ndër ta gjashtë nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe 12 nga shtete të ndryshme të Europës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke kujtuar nëntorin e dhjetë viteve më parë, kur startoi festivali operistik, producentja Zana Çela e quan festivalin një rivlerësim të traditës operistike shqiptare.
Zana Çela Producente e Festivalit “Marie Kraja”
“Ajo që kemi dashur është të japim imazh të mirë traditës sonë operistike. Ka patur tenorë që nisën karrieren e tyre përmes këtij festivali. Sukses të festivalit unë quaj pasurimin e jurisë sonë me personalitete të spikatur të botës së operas.”
Juria e festivalit përbëhet nga emra të njohur të operas botërore, si Nikolas Pein Presidenti i Operas Europa; Luka Targeti Drejtor Artistik i Teatrit “La Skala” të Milanos, si dhe profesioniste të operas shqiptare. Festivali i dhjetë “Marie Kraja” nis të shtunën në mbrëmje në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura.