E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taddei kërkohet nga Fiorentina

Fiorentina është destinacion i mundshëm për mesfushorin Rodrigo Taddei nëse ai nuk vazhdon kontratën me Romën gjatë verës, ka shkruar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Viola është e interesuar për brazilianin i cili mund të largohet nga Roma si futbollist i lirë në fund të këtij sezoni.

Taddei kërkohet nga klubi toskan që pritet ta shes Juan Vargasin te ndonjë gjigant i futbollit evropiane, ndërsa mbetet e paqartë edhe e ardhmja e mesfushorit tjetër, Mario Santana i cili ka zgjuar interesim nga Genoa dhe Sampdoria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›