E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Ballkani Perëndimor pjesë e Evropës

Novi Sad- Presidenti serb, Boris Tadiç në hapjen e Samitit XVI të shefave të shteteve të Evropës Qendrore me temë ‘Puna e përbashkët për kalimin e sfidës 3E - Ekonomia, Energjia dhe Integrimi Evropian’ theksoi se ky është samiti më i rëndësishëm multilateral që është organizuar në Serbi në 20 vitet e fundit.

Duke iu drejtuar presidentëve të pranishëm ai theksoi se "ekonomia, energjia dhe integrimi janë tri tema, të cilat do ta formojnë të ardhmen tonë të përbashkët. Nuk mund të lejojmë që ato të jenë burim i ndarjeve tona, sidomos jo në periudhë krize. Jemi të detyruar para qytetarëve të vendeve tona të jemi të vendosur dhe të bashkuar që të sigurojmë prosperitet real dhe të ardhme".

Ai tha se BE-ja është projekti më i madh paqësor në historinë që afirmon dallimet kulturore në kuadër të së cilës "mbrohen dhe sendërtohen identitetet personale".

Në samitin e Novi Sadit marrin pjesë presidentët e Maqedonisë, Serbisë, Austrisë,
Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Italisë, Moldavisë, Polonisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Ukrainës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Republikës Çeke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›