E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi fton serbët të marrin pjesë në votime

Prishtinë -Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Thaçi ka theksuar se shpallja e vendimit të presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu për datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, e ka mbështetjen dhe përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Qeveria dhe të gjitha institucionet e saja do të ofrojnë gjithë mbështetjen e tyre politike dhe logjistike për të vazhduar traditën e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Kosovë, - ka pohuar kryeministri Thaçi. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka bërë ftesë të gjithë pjesëtarëve të komunitetit serb që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe të kontribuojnë në avancimin e të drejtave dhe pozitës së tyre në shoqërinë kosovare.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar edhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore. Në këtë raport vlerësimet për zhvillimet ne Kosovë, janë identike me angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftimin të gjitha dukurive negative.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›