E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia do të mbështesë Kosovën në fushën e sigurisë

Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti dhe ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Metin Hysrev Ynler kanë thënë se në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, do të vazhdohet edhe më tutje bashkëpunimi në fushën e sigurisë mes Kosovës dhe Turqisë. Deklaratat e ministrit dhe ambasadorit janë bërë të premten, pas një takimi që kanë zhvilluar mes vete, me ç’rast është ritheksuar vazhdimi i bashkëpunimit.

Ministri, Zenun Pajaziti e ka falënderuar ambasadorin turk për mbështetjen e madhe që po jep Turqia vazhdimisht në Kosovë, sidomos në fushën e sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›