E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, VV takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje janë takuar sot me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, të cilët treguan për problemet me të cilat ballafaqohen. Gjatë takimit u bë e ditur se më 14 janar, kur Vetëvendosje do t`i bllokojë pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë shqiptarët e Luginës së Preshevës do të lejohen të kalojnë në çdo kohë.

Përfaqësuesit e Luginës theksuan se nëse 25% është shkalla e papunësisë në mbarë territorin, në vendet ku jetojnë shqiptarët, kjo shifër arrin mbi 70%.

“Problem tjetër me të cilin përballen ata është detyrimi për të paguar 60 euro taksë për të kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë, ndërkaq, si pasojë e vendimit të Bajram Rexhepit, serbët nga Kosova janë lejuar t`i bartin targat e vjetra të Serbisë, e si rezultat i këtij lejimi ata kalojnë kufirin Kosovë–Serbi pa paguar asnjë detyrim në asnjërën anë të kufirit”, thuhet njoftimin e Vetëvendosjes.

Më tej bëhet e ditur se është diskutuar edhe vendimi i Kuvendit të Kosovës për reciprocitet me Serbinë, moszbatimi i këtij vendimi nga ana e Qeverisë së Kosovës që përbën zhbërje të republikës, por edhe mobilizimi qytetar në mbrojtje të vendimit të Kuvendit më 14 janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›