Doda Perpjekja per bllokimin e integrimit te vendit vijon edhe sot nga Partia Socialiste
Qendra Rinore antikomuniste “Kujtesa” zgjodhi të godasë sadopak në memorien e shqiptarëve, pas 20 viteve të vështira demokraci, me ane të një ekspozite që përcjell imazhin e veprave të kuqe diktatorit Enver Hoxha, por shoqëruar ne kopertinën me veprën reale të tij, krimet e rënda ndaj fjalës së lirë, pronës apo besimit
Ekspozita e hapur në oborrin e Piramidës së diktatorit vetëm pak kohë para se shembja e saj të nisë, për t’i lënë vendin ndërtimit të Kuvendit të ri të Shqipërisë, si një tempull demokracie, u vizitua nga deputetja Mesila Doda.
Doda, nënvizoi si domosdoshmëri dënimin në të gjitha mënyrat nga shoqëria shqiptare dhe institucionet e epokës absurde që izoloi vendin nga Europa, zhvillimin dhe magjinë e demokracisë së të qenit të lirë.
Kjo përpjekje për bllokimin e integrimit të Shqipërisë në Evropë vijon edhe sot, sipas Dodës nga Partia Socialiste, trashëgimtare e Partisë së Punës për të penguar integrimin e vendit.