E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Spitalit te Elbasanit Deklaratat e Eltar Dedas thashethem politik

Drejtori i qendrës spitalore të Elbasanit, Pjerin Xhuvani ka deklaruar se deklaratat e deputetit të Vlorës, Eltar Deda, në interpelance me ministrin Vasili, janë thjesht thashethem politik.

Kjo pasi falë investimit të qeverisë shqiptare, po ndërtohet spitali kirurgjik me bashkëkohor në Elbasan, i cili pritet të përfundojë brenda muajit tetor.

Drejtori i Qendrës Spitalore Xhaferr Kongoli, Pjerin Xhuvani ka reaguar pas një deklarate në seancë parlamentare të deputetit të Vlorës, Eltar Deda, për kushtet në kirurgjinë e Elbasanit.

Xhuvani ka theksuar se të gjithë i kanë parë përmirësimet që janë bërë në shërbimin shëndetësor në godinën aktuale ndërkohë që po investohet dhe brenda tetorit përfundon godina e kirurgjisë së re të Elbasanit duke realizuar kështu pas shumë vitesh kërkesën më të rëndësishme për shërbimin kirurgjik në një godinë me parametra bashkëkohorë.

Xhuvani ka theksuar faktin se deputetët duhet të merren me projekte që ti shërbejnë komunitetit dhe jo me fjalë e thashetheme në foltoren e Parlamentit.

Drejtori i qendrës spitalore deklaroi gjithashtu se në qendrën spitalore ofrohet tashmë shërbimi i mamografisë falas për të gjithë gratë dhe vajzat. Po kështu shumë shpejt do instalohet aparatura e skanerit për të gjithë banorët e Shqipërisë së mesme, duke kursyer kohë e para për udhëtimet drejt Tiranës apo në klinikat private.

Pas përfundimit të punimeve te spitalit te ri te kirurgjisë, që kushton më shumë se 3 milion Euro pritet të bëhet edhe pajisja me aparatura bashkëkohore duke garantuar kështu një shërbim bashkëkohor shëndetësor jo vetëm për Elbasanit por edhe për të gjithë zonat përreth.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›