E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: BE të hap dyert për vendet e Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, ku u mbajt Samiti i Liderëve të Ballkanit, tha se vetëm një Ballkan që jeton në harmoni dhe është pjesë e BE-së është rruga dhe vizioni që duhet ndjekur.

Rruga për në BE nuk është e lehtë dhe kërkon shumë përpjekje dhe përkushtim. Por, suksesi është i garantuar nëse të gjitha shtetet punojnë së bashku për të adresuar sfidat, për të ndërtuar konsensus të përbashkët për çështjet e interesit vital, theksoi Thaçi.

Sipas tij, të gjitha shtetet e Ballkanit duhet të përqafojnë dhe të çmojnë kulturat e njëri-tjetrit dhe duhet të bashkëpunojnë fuqimisht me njëri-tjetrin për zhvillim të përbashkët dhe prosperitet për të ardhmen e përbashkët në BE dhe në NATO.

BE duhet të mbaj dyert e hapura për të gjitha vendet e Ballkanit që aspirojnë anëtarësimin, sepse vetëm kështu do të përmbyllet vizioni i Evropës së bashkuar e në paqe, parim ky mbi të cilin është ndërtuar BE, tha kryeministri i Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›