Tadiç: Kundër referendumit në veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, shprehet kundër referendumit në veri të Kosovës. Gjatë ditës së sotme ai deklaroi se vendimi i përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, mund të jetë i dëmshëm për Serbinë, në mbrojtjen e interesave legjitime në Kosovë.
Para Serbisë është dialogu me Kosovën, që bart rreziqe lidhur me zgjidhjen e problemeve dhe vlerësoj se nuk ekziston mundësia, që udhëheqja lokale të bëjë më tepër se shteti, në zgjidhjen e problemeve të popullatës serbe, tha Tadiç.
Duke iu referuar mediave serbe, Tadiç ka përsëritur dhe një herë faktin se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Nuk ekziston dita kur ne nuk do ta mbrojmë integritetin tonë në Kosovë, ka thënë ai.