E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, Prokuroria: 3 deputetë të PS në hetim

Nga ngjarjet e 21 janarit

TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme tha sot se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për procedim penal të tre deputetëve të Partisë Socialiste, Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla, pasi dyshohet se mund të jenë organizatorët e demonstratës së 21 janarit.

Kryeprokurorja Ina Rama theksoi se është hetuar edhe në drejtim të organizatorëve të protestës së 21 janarit, sipas saj, gjithnjë nëse ka patur të tillë.

Ajo tha se Policia e Shtetit dhe ajo gjyqësore kanë sugjeruar pezullimin e hetimeve pasi në bazë të një relacioni të tyre,  janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme dhe nuk është gjetur ndonjë organizator. Pavarësisht kësaj tha kryeprokurorja, në çmojmë se duhet të vazhdojnë hetimet nëse veprimet kanë qenë të organizuara.

Sipas saj, deputetët për shkak të një roli aktiv gjatë protestës krijojnë dyshimin e arsyeshëm se kanë konsumuar veprën penale për pjesëmarrje në organizime të paligjshme.

Vetëm pak minuta përpara konferencës së kryeprokurores, zyra e kryeministrit nëpërmjet një deklarate për shtyp sulmoi ashpër Ina Ramën pas mos hetim në drejtim të organizatorëve të demonstratës

Kryeprokurorja e Pergjithshme hodhi poshte gjithashtu akuzat e maxhorances per bashkepunim te saj me kreun e PS-se Edi Rama.

“Nuk kam bashkepunuar me askend”- ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›