E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiq: Ka presion ndaj shteteve për njohjen e Kosovës

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 18:00

Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, tha se është duke u rritur presioni ndaj vendeve të Amerikës Latine për ta njohur pavarësinë e Kosovës, bëri të ditur agjencia serbe e lajmeve, B92.

Jeremiq nuk tha se kush është duke e ushtruar këtë presion, por tha se ai po ushtrohet “veçanërisht ndaj shteteve të Karaibeve”.

Këto komente shefi i diplomacisë serbe i bëri në Asamblenë Gjenerale të Organizatës së Shteteve Amerikane në San Salvador. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›