E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Na interesojnërezultatet konkrete nëdialogun me Kosovën

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Boris Tadiç thotë se nuk ka iluzione se negociatat me Prishtinën do të "prodhojnë vetëm zgjidhje të pranueshme". Sipas Tadiç, është me rëndësi që dialogu ka nisur dhe se Beogradi ka hyrë me vullnet të mirë.

“Duhet shkuar hap pas hapi, nga gara në garë”, u shpreh presidenti serb në një invervistë për gazetën Vecernje Novosti. Duke u pyetur se çfarë rezultati mund të arrihet nëse ekipi i Prishtinës në çdo rast thekson se bëhet fjalë për çështje teknike mes dy shteteve sovrane, ndërsa ai serb kujton se edhe statusit do t'i vijë radha, Tadiç tha se as që ka pritur që "Prishtina të interpretojë ndryshe dialogun, në kërkim të afirmimit të së ashtuquajturës shtetësi të vet".

"Por ne thjesht nuk kemi kohë t'i kushtojmë vëmendje këtij aspekti 'folklorik' të procesit politik, neve na interesojnë rezultatet konkrete", tha Tadiç. Sipas tij, duke hyrë në dialog dhe me paraqitjen e rezolutës para Asamblesë së Përgjithshme të KB, Serbia ka rritur kredibilitetin e saj ndërkombëtar. Ai theksoi se Beogradi në asnjë moment nuk ka hequr dorë nga integriteti dhe të drejtat e veta dhe se "kjo është më se e qartë".

"Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk e kemi njohur dhe as që do ta njohim pavarësinë e Kosovës, ndërsa kemi hyrë në dialog me synimin që të zgjidhim konfliktin historik të dy popujve. Sepse konfliktin duhet ta lëmë pas nesh. BE-ja nuk do që brenda kornizave të saj të fusë konflikte, siç është edhe për ne shtyrja e zgjidhjes së konflikteve historike shumë e dëmshme", është shprehur Tadiç.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›