E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: Dosjet njollosin UÇK-në

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Tearcë të Tetovës deklaroi se dikush po tenton që të njollosë historinë më të re shqiptare dhe të UÇK-së. Sipas tij, BDI-ja gjithnjë bënë thirrje për unitet dhe kurrë nuk ka pretenduar të bëjë përçarje.
 

“Jeni dëshmitar të publikimeve dhe shpërndarjes nëpër oborre të paçavureve, herë me ngjyrë, herë pa ngjyrë. Këto janë veprime për të njollosur historinë dhe UÇK-në. Tani më edhe fëmijët në djep e dinë çka është qëllimi. Nuk fitohet pikë me këso veprimesh. Ne nuk duhet të lejojmë si shqiptar që në mesin tonë të ketë kësi persona. BDI dhe shqiptarët kanë kapacitet për të udhëhequr vendin. Kjo arrihet, dhe ne së bashku duhet të angazhohemi me besim dhe guxim” ka deklaruar Ahmeti.
 

Sipas tij, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet prioritet i qeverisjes ku bën pjesë edhe partia që drejton ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›