E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë,133 ankesa depozitohen në prokurori

Prokuroria e Kosovës ka deklaruar se ka marrë 133 ankesa nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes të cilave subjektet politike janë ankuar lidhur me parregullsitë, që e kanë shënuar procesin e zgjedhjeve më 12 dhjetor 2010.

Gjithashtu, Prokuroria njofton se nga këto 133 raste, më së shumti  janë në kompetencë të Prishtinës (48), pastaj vjen Prizreni (26), Mitrovica (19), Peja (14), Ferizaj (14), Gjilani (7) dhe Gjakova (2). Tre raste ende “janë të paidentifikuara” se cilit rajon i përkasin.

Prokuroria e Kosovës thotë se kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, ka kërkuar nga prokurorët kompetent, që këto raste të shqyrtohen me prioritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›