E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do kontribuoj qe hetimi te jete i plote

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, shpreh vullnetin e tij per zgjidhjen e katastrofes se Gerdecit, si edhe ndihmesen e tij qe hetimi i nisur per kete ngjarje te jete sa me i plote. "Katastrofa e madhe e Gerdecit eshte e pare qe eshte nisur hetimi. Une ketu jam Kryeminister, garantoj qytetaret shqiptare se qeveria do te beje cdo perpjekje qe eshte ne duart e saj per nje hetim te plote te ketij procesi. Eshte nje ceshtje jashtezakonisht e gjere", deklaroi kreu i ekzekutivit. Gjithashtu ai u shpreh edhe mbi artikullin e "Nju Jork Tajms" te lidhur me kete ceshtje, ku, sipas tij, ato perpjekje per te lene Shqiperine jashte NATO-s moren pergjigje ne Bukuresht. "Prokuroria po heton, i bindur te jesh qe ajo ka vullnetin ta coj pergjegjesine deri aty ku shkon dhe te jesh i sigurt qe do te kete mbeshtetjen e Kryeministrit", u shpreh Berisha. Lidhur me deklarimet e ndryshme se Kryeministri i Shqiperise kishte dijeni per Gerdecin, ai u shpreh se, nese do te kishte pasur dijeni mbi bazen e ligjeve, nese ligjet e vendit nuk e perjashtonin ate nga kjo njohuri e ketij problemi, nese do t'i kishin sjelle rrezikun e ketij, ai do te mbante pergjegjesite e tij. Sipas informacioneve, mbi 2000 familje kane marre te gjithe shumen e demshperblimit, por ka pasur disa probleme ne plotesimin e dokumenteve te bankes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›