Uzina pa leje, banoret kerkojne bllokimin e punimeve
Qindra banore te Lacit, Fushe-Kuqes dhe Mamurrasit jane mbledhur ne nje proteste paqesore, duke kerkuar ndalimin e punimeve dhe mos lejimin e ndertimit te nje uzine per petezimin e celiqeve ne qytetin e Lacit qe, sipas tyre, perdor kimikate te demshme per shendetin. Protestuesit jane mbledhur para objektit qe ka filluar te ndertohet. Sipas banoreve, uzina ka filluar te ndertohet vetem dy kilometra larg qytetit te Lacit. Ndersa nga firma kane vazhduar punimet prej dy muajsh duke bere rrethimin e mbi 4.5 ha toke, akoma objekti nuk ka marre leje. Kete fakt e konfirmon kryetari i Keshillit te Qarkut te Lezhes, Bardh Rica, i cili tha se KRRT-ja nuk e ka miratuar ndertimin e objektit.
A.B
A.B